Për herë të parë i është transferuar gjak artifical në trup!

Shkencëtarët besojnë se transfuzioni do të vazhdojë të bazohet në dhurimin e gjakut, por këtu synimi i tyre është të bëjnë grupe të rralla gjaku. Ai është më i nevojshëm për ata njerëz që varen nga transfuzionet e shpeshta për sëmundje të rralla.

Gjaku i prodhuar në laborator është transferuar për herë të parë te njeriu, si pjesë e një prove të re klinike të gjakut artificial në botë.

Ishte një sasi e vogël gjaku, për të zbuluar sesi trupi do të reagonte ndaj tij. Shkencëtarët besojnë se transfuzioni do të vazhdojë të bazohet në dhurimin e gjakut, por këtu synimi i tyre është të bëjnë grupe të rralla gjaku. Më së shumti u nevojitet atyre personave që varen nga transfuzionet e shpeshta për sëmundje të rralla, si drapërocita, ku nëse gjaku nuk është plotësisht adekuat, atëherë organizmi nuk e pranon dhe mjekimi nuk rezulton i suksesshëm.

Shkencëtarët nga universitetet e Bristolit, Londrës dhe Kembrixhit dhe Sistemi Kombëtar i Shëndetit të Britanisë së Madhe u angazhuan në prodhimin laboratorik të gjakut. Procesi i prodhimit zgjat 3 javë, d.m.th. derisa qelizat e gjakut të jenë në gjendje të përshtatshme për transplantim. Dy persona marrin pjesë në provën klinike dhe qëllimi është të testohet gjaku tek të paktën 10 persona të shëndetshëm. Për një minimum prej 4 muajsh, subjektet do të marrin dy doza gjaku nga pesë deri në 10 mililitra. Doza e parë do të përmbajë gjak natyral dhe e dyta do të përmbajë gjak të krijuar në laborator. Shkencëtarët presin që gjaku laboratorik të jetë edhe më i mirë se gjaku natyral.

Ekzistojnë gjithashtu sfida të caktuara financiare dhe teknologjike në prodhimin laboratorik të gjakut. Me shumë mundësi, do të nevojiten shumë më tepër kërkime për të arritur sasitë e kërkuara.

LEXO EDHE:

Back to top button