Për herë të parë nga fillimi i pandemisë inflacioni rikthehet pozitiv në Eurozonë

Përqindja e inflacionit vjetor të zonës euro u rikthye pozitive në janar, me +0,9%, pas pesë muajve negative për shkak të kushteve të përkeqësuara si pasojë e pandemisë, njoftoi sot Zyra Europiane e Statistikave Eurostat.

Inflacioni kishte kaluar në terren negativ që prej muajit gusht dhe deri në dhjetor mes -0,2% dhe -0,3%, duke rritur shqetësimet për gjendjen e ekonomisë europiane.

Shkalla e inflacionit në zonën e euros drejtohet këtë muaj nga rritja e çmimeve në Holandë, por veçanërisht në Gjermani, ku lehtësimi i përkohshëm i TVSH-së, i cili u vendos në qershor për të stimuluar kërkesën pas valës së parë të COVID-19, përfundoi më 1 janar.

Sidoqoftë, kjo shifër mbetet larg objektivit të vendosur nga BQE për një rritje të çmimeve afër ose më pas se 2%”.

Inflacioni bazë (përjashtuar energjinë, produktet ushqimore, pijet alkoolike dhe duhanin, i cili përjashton produktet veçanërisht të paqëndrueshme) është rritur ndjeshëm dhe qëndroi në + 1.4% në janar.

LEXO EDHE:

Back to top button