Ali Adem, firmos kontratë me FC Shkupin

Skuadra e FC Shkupit sot prezantoi përforcimin e ri. Bëhet fjalë për mesfushorin Ali Adem, i cili vjen në radhët e skuadrës nga Çairi në formë të huazimit. Drejtuesit e skuadrës shkupjane kanë arritur marrëveshje me skuadrës e Arisit, që ka në pronë kartonin e Ali Adem, që deri në fund të këtij sezoni të vesh fanellën e skuadrës nga Çairi.

Jam i kënaqur pasi që vij në një klub me traditë të madhe në vendin tonë. Natyrisht se ardhja ime në këtë klub është lidhur me ambicjet e klub, që dëshiron të shpallet kampion dhe të kthejë titullin në Çair, e cila mungon prej kohësh,” ka thënë mes tjerash Ali Adem.

Ndryshe, mesfushori 20 vjeçar është pjesë e katëgorive të reja të përfaqësuesve të Maqedonisë, ndërsa para se të kalojë te skuadra e Arisit, me sukses ka veshur fanellën e Vardarit.

LEXO EDHE:

Back to top button