Për një kafe prej 2 euro, dënohet me 1000 euro!

Një bar është gjobitur më 1,000 euro, pasi një klient u ankua në polici sepse çmimi i kafes nuk tregohej në banak. Klienti kishte thirrur policinë kur iu kërkuan 2 euro për kafen e tij të dekafeinuar në barin “Ditta Artigianale” në qendër të qytetit turistik të Toskanës. Burri u ankua se çmimi i kafes nuk tregohej te menuja e vendosur prapa banakut.

Dhe ky duket se ishte gabimi që i solli barit telashet e gjobës, megjithse është një nga vendet më të njohura të kafes me disa çmime të fituara.

Francesco Sanapo, pronari i Ditta Artigianale, shkruante i zemëruar në rrjetet sociale duke mbrojtur kafen e tij, për të cilën thoshte se vjen nga një plantacioni vogël në Meksikë dhe më tej “përgatitet me kujdes nga baristat e mi”. Ai argumentonte se çmimi i kafes shfaqet në menunë dixhitale.

“Ata më gjobitën sepse dikush u ankua se pagoi €2 për kafe të dekafeinuar [ku përfshihet dhe procesi i nxjerrjes së ujit]. A mund ta besoni?” tha Sanapo në një video, duke treguar letrën e lënë nga policia. “Ky ligji i shfaqjes së çmimit është i vjetër dhe duhet ndryshuar, sepse ai që dëshiron mund të gjobisë 99.9% të bareve e restoranteve me të.”

Në Itali çmimi mesatar i kafes është 1 euro, edhe pse shumica e bareve i kanë ngritur çmimet e tyre sivjet prej krizës së furnizimit dhe prodhimit.

LEXO EDHE:

Back to top button