Për shkak të dërgimit të dronëve në Rusi, Ukraina mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Për shkak të dërgimit të dronëve në Rusi, Ukraina mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se do t’i propozojë presidentit Volodymyr Zelensky, që të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Teheranin pas sulmeve ruse me dronët iranian.

Rusia dje lansoi dhjetëra dronë kamikazë në Ukrainë, duke goditur infrastrukturën energjetike dhe duke vrarë të paktën katër persona në Kiev.

Ukraina pretendon se rusët sulmin e realizuan me dronët iranianë Shahed-136, pavarësisht që Irani pretendon se nuk ia ka dërguar Moskës.

Shefi i diplomacisë ukrainase theksoi se Kievi është i sigurtë që bëhet fjalë për dronë iranian, dhe se për këto pretendime ka dëshmi.

“Teherani mban përgjegjësinë e plotë për shkatërrimin e marrëdhënieve me Ukrainën”, shtoi Kuleba gjatë një konference për media.

“Do t’i propozojë presidentit të ndërpresim marrëdhëniet diplomatike me Iranin”, tha ndër tjera Kuleba – që pranoi se do t’i dërgojnë Izraelit kërkesë zyrtare për armët të avancuara të mbrojtjes kundërajrore.

LEXO EDHE:

Back to top button