Për shkak të mjegullës, dukshmëri e zvogëluar në rrugën Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair

Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar deri në 50 metra në rrugën Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair, thanë nga AMSM.

Mbetet ndalimi për automjete të rënda në rrugën Krak Mavrovë – Zhirovnica, dhe Tetovë – Kodra e Diellit, ku po ashtu ndalimi vlen për kamionët dhe autobusët, ndërsa për të tjerët është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore, njofton AMSM.

Rruga Makedonski Brod – Shkup, afër fshatit Blizansko është ende e bllokuar për qarkullim për të gjitha automjetet, për shkak të rrëshqitjes së dheut.

“Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë me lagështirë. Për shkak të numrit të madh të rrëshqitjeve të dheut në rrugët Dellçevë-Koçan, Dellçevë-Pehçevë dhe Dellçevë-kalim kufitar Dellçevë, rekomandohet që këto rrugë të mos frekuentohen pa nevojë”, thonë nga AMSM.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button