Për të njëzetën herë, Ariana Grande fiton sërish një rekord Guinnes

Ariana Grande di vetëm të vendosë rekorde të reja. Së fundmi, Guinness World Records njoftoi se Ariana është e vetmja këngëtare që ka pesë këngë në krye të toplistave të Billboard Hot 100.

“Çfarë e bën arritjen e saj të fundit kaq të jashtëzakonshme është që Grande aktualisht është e vetmja artiste që e ka arritur këtë në histori,” shkroi Guinness.

Arianta ka një total prej pesë debutimesh No.1 për këngët single në tabelën e Billboard Hot 100 në SHBA: “Thank you, next”, “7 rings”, “Stuck with U” (ft. Justin Bieber), “Rain on Me” (Lady Gaga ft. Ariana Grande) dhe “Positions”.

Ariana ka vendosur një rekord Guinness plot 20 herë dhe disa prej arritjeve të saj janë:

  1. Kënga më e transmetuar në Spotify për një javë nga një artiste femër – “7 rings”.
  2. Këngëtarja me më shumë ndjekës në Spotify.
  3. E para që arrin tre pozicionet kryesore njëkohësisht në tabelën e Billboard Hot100 në SHBA, me “7 Rings” në vendin e parë, “Break up with Your Girlfriend” në vendin e dytë dhe “Thank U, Next” në vendin e tretë.
  4. Tatuazhi më i popullarizuar i Eevee (Pokemon).
  5. Këngëtarja me më shumë subscribers në YouTube.
  6. Këngëtarja me më shumë ndjekës në Instagram.
  7. Femra me më shumë ndjekës në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button