Për të parandaluar rrezikun e helmimit, a mjafton larja e mishit me ujë?

Për të parandaluar rrezikun e helmimit, a mjafton larja e mishit me ujë?

Mishi i papërpunuar, shpendët dhe peshku mund të kontaminohen me baktere dhe viruse të dëmshme që çojnë në helmim nga ushqimi. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmërojnë se larja e mishit me ujë të thjeshtë nuk largon patogjenët që vijnë nga ushqimi. Në fakt, kjo mund të përbëjë edhe një rrezik shtesë për shëndetin pasi bakteret përhapen në sipërfaqe të tjera dhe ushqime që do të hahen të papërpunuara, si frutat ose sallatat.

Hulumtimet kanë treguar se shpëlarja e produkteve të mishit me uthull ose lëng limoni redukton numrin e baktereve në krahasim me shpëlarjen me ujë. Duhet të keni gjithmonë parasysh që sipërfaqja në të cilën përgatisni mishin duhet të jetë e pastër dhe duhet ta gatuani në temperaturë të lartë deri në fund.

LEXO EDHE:

Back to top button