Për të pestin vit radhazi, kjo është dieta më e mirë në botë

Për të pestin vit radhazi, kjo është dieta më e mirë në botë

Kompania mediatike amerikane US News & World Report  e shpalli mënyrën mesdhetare të të ushqyerit, pra dietën mesdhetare, më të mirën në botë.

Për qëllimet e listës, një grup prej 27 ekspertësh ekzaminuan 40 dieta dhe i renditën në disa kategori. Nga sa e lehtë është t’i bashkohesh dietës, sa gjasa ka përdoruesi për të humbur peshë (afatshkurtër dhe afatgjatë), sa efektive është dieta në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare ose diabetit dhe integriteti ushqyes i dietës.

Nuk ka asnjë dietë ideale mesdhetare. Secili nga vendet mesdhetare ka kulturën e vet dhe recetat unike, por të gjithë ndajnë tendenca të caktuara të kuzhinës dhe përfshijnë drithëra, fruta, perime, bishtajore, arra, peshk dhe verë të kuqe në dietën e tyre.

Duhet theksuar se koncepti i dietës mesdhetare nuk është një dietë, por një mënyrë jetese e bazuar në një dietë të larmishme.

Shumë studime kanë konfirmuar se kjo mënyrë e të ushqyerit mund të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare, disa forma të kancerit dhe diabetin.

LEXO EDHE:

Back to top button