“Perandori” i NBA, Lebron Xhejms bëhet pikëshënuesi më i mirë

Nevojiteshim vetëm 36 pikë kundër Oklahoma Sitit dhe “Mbreti” Xhejms i realizoi në më pak se tri të katërtat e lojës. Dhe e bëri para syve të një Karem Adbul-Xhabbar të vëmendshëm në rreshtin e parë në Los Anxhelosit, duke i rrëmbyer rekordin historik legjendës së NBA-së, pas 39 vjetësh si pikëshënuesi më i mirë në historinë e kampionatit më spektakolar të basketbollit në glob.

Me gjuajtje nga gjysmëdistanca, ashtu siç realizoi koshin e tij të parë në karrierë në Sakramento 20 vjet më parë, LeBron Xhejms shënoi pikën e 35-të dhe të 36-ta në përballjen e fundit për të kapur kuotën e 38 388 pikë në total, duke lënë pas legjendën Karim Abdul-Xhabbar. Një stafetë historike në një mbrëmje për t’u mbajtur mend.

LEXO EDHE:

Back to top button