Përballje e shqiptarëve në MLS, Shaqiri dhuron asist

Është zhvilluar përballja e parë e futbollistëve shqiptarë në sezonin e ri në MLS, ku Xhiakomo Vrioni ishte nikoqir i Xherdan Shaqirit. Në një ndeshje spektakolare Nju Ingland Revolushn dhe Çikago kanë ndarë pikët në një barazim 3-3.

Të dy futbollistët shqiptarë e nisën ndeshjen nga minuta e parë dhe qëndruan në fushë gjatë gjithë takimit. Por ishte Xherdan Shaqiri që ka lënë gjurmë në këtë sfidë, pasi ka dhuruar një asist spektakolar në golin e parë. Ylli gjilanas lëshoi një top të mrekullueshëm nga gjysma e fushës për sulmuesin grek Georgios Koutsias i cili realizoi me lehtësi për 0-1. Për Shaqirin ky ishte asistimi i tretë këtë edicion në 10 takime, derisa ende nuk ka gjetur golin. Në anën tjetër Xhiakomo Vrioni në 11 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në MLS ka realizuar tre gola.

Nju Ingland Revolshn pas këtij barazimi mbetet në vendin e tretë të Konferencës së Lindjes me 25 pikë, derisa Çikago ndodhet në pozitën e 12-të me nëntë pikë më pak.

LEXO EDHE:

Back to top button