Përçarje dhe akuza në zyrën e avokatit të popullit


Përçarje dhe akuza në zyrën e avokatit të popullit. Numri dy i këtij Institucioni Jovan Andonovski akuzoi avokatin e popullit Ixhet Memetin se në vazhdimësi fyen të punësuarit, ndërsa personalisht atij ia ka marrë edhe kompetencat në mënyrë të jashtëligjshme.

“Avokati i popullit ia lejon vetes të vihet mbi Kuvendin, gjë që është e papranueshme. Në një moment më thirri dhe më tha se më nuk jam zv/Avokat i Popullit, por bashkëpunëtor profesional. Kjo nuk mbeti vetëm fjalë, në sistemin tonë elektronik për ditë të tëra figuroja si zyrtar administrativ. Dua të theksoj se në Ligjin për Avokat të Popullit thuhet qartë se Avokati i Popullit dhe zëvendësit zgjedhen nga ana e Kuvendit dhe kompetencat tona burojnë vetëm nga Kuvendi’ deklaroi Jovan Andonovski, Zv/Avokat i Popullit.

Mehmeti mohon konfliktin me 9 zëvendësit tjerë, ndërsa thotë se Andonovskit ia ka marrë kompetencat pasi ai ka tentuar ta keqpërdorë

“Ai tentoi të keqpërdor sistemin në institucion, pra elektronik, dhe të punon me ndikime politike. Pas hetimit nga ana ime atij i është marrë autorizimi dhe të gjitha lëndët që tani i punon, i punon nën kontrollin tim, pasi ky institucion nuk mund të lejojë ndikime politike. Bile këtë që unë ia kam marrë autorizimet është pak. Ai në realitet ndoshta ka mundësi edhe të suspendohet, që të mos punojë fare lëndë’ tha Ixhet Mehmeti, Avokat i Popullit

Sipas Andonovskit situata eskaloi kur Mexhiti ua mohoi të punësuarve të drejtën e pushimit vjetor, gjë që sipas tij, është absurde t’iu ndodh pikërisht atyre që për vite të tëra iu kanë ndihmuar qytetarëve t’i realizojnë të drejtat e tyre në vendet e punës. Mexhiti arsyetohet se shkaku i pandemisë të gjithë të punësuarit kanë qëndruar shumë gjatë në shtëpi dhe se sipas tij, ai ka të drejtë t’ua jep pushimin kur ai të vlerësojë, deri në fund të vitit.

Këtë përplasje mes dy drejtuesve të zyrës së Avokatit të Popullit, rrjeti për mbrojtjen dhe diskriminimi e cilëson si skandaloz dhe shqetësues. Nga kjo Organizatë thonë se kanë identifikuar mungesë të shpërndarjes së barabartë të resurseve dhe shkallës së profesionalizmit të pjesës më të madhe të kuadrit.

“Është e rëndësishme të zbatohet një procedurë fer dhe transparente për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, që do të jetë e liruar nga ndikimet e partive politike, që do të zbatohet mbi një thirrje publike, opinioni të njihet me biografitë e të gjithë kandidatëve me qëllim që të zgjidhet kandidat me nivel të lartë profesionalizmi dhe kompetence dhe para së gjithash person që ka përvojë të pasur  në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve më të prekur dhe më të diskriminuar- pohoi Stojan Mishev, Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi

Mandati i Ixhet Memetit skadon në fund të vitit. Nga Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkojnë që Kuvendi të shpallë konkurs 3 muaj para emërimit dhe zgjedhja të bëhet në mënyrë transparente.

Anesa SaliHu

LEXO EDHE:

Back to top button