“Përçarjen”, VMRO-ja e cilëson si çështje të brendshme të VLEN-it

“Përçarjen", VMRO-ja e cilëson si çështje të brendshme të VLEN-it

Ndërkohë që VLEN tashmë nuk e fsheh përçarjen dhe distancimin, ende nuk ka një përgjigje nga Qeveri apo edhe nga VMRO-ja, partia që ka shumicën e koalicionit qeverisës. Taravari theksoi se nuk do të donte ta braktiste qeverinë, pavarësisht se deputetët e tij nuk kanë një domethënie të madhe në numra, kundrejt qeverisë. Po ashtu, tonet e buta me kryeministrin u shprehën edhe në intervistën e djeshme, pavarësisht se sipas burimeve, Taravari ishte ankuar për bashkëpunimin me VMRO, veçanërisht pas anulimit të marrëveshjes për partneritetin me Gjoka Construction nga Shqipëria, për parkimin e Qendrës Klinike. Nga VMRO DPMNE e cilësojnë këtë një çështje të brendshme të VLEN dhe se do të tregojë koha nëse një krizë më e madhe do të çonte në skenarë shtesë, përfshi modalitetin se si do të qëndronte Taravari në qeveri, e deri edhe te formatimi i mundshëm që do t’i shkaktonte qeverisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button