“Google translate”, përkthimet qesharake në gjuhën shqipe

"Google translate", përkthimet qesharake në gjuhën shqipe

Gazetar: Adnan Qaili

Në vend se të përkthehet “Mos lini gjëra me vlerë në makinën tuaj” është një nga përkthimet qesharake që mund ta hasni në kryeqytet “Mos lini dëme në makinën tuaj”. Kompanitë private dhe disa Institucione shtetërore shpesh i tradhton “Google translate” kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe. Përdhosja e gjuhës që e flasin së paku 20 % e shtetasve të Maqedonisë hasë kudo në të shkruar tabela, dokumente dhe etiketa.

“Sipas Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve në çdo produkt ushqimor duhet të figuroj etiketa për të treguar deklaratën se çfarë posedon. Në shumicën e rasteve gjuha shqipe mungon. Në ato raste kur është e shkruar, është e formuluar gabimisht dhe me kuptime qesharake”, raporton gazetari I Alsat, Adnan Qaili.

Mospërfillja e shqipes nga prodhuesit-shpërndarësit e produkteve të importuara mbetet e “lirë në treg”. Drejtori i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve me kritika për këto gabime, por thotë së s’kanë kompetenca ndaj kompanive private. Për Institucionet shtetërore paralajmëron gjoba.

“Inspektorati për përdorimin e gjuhëve bën mbikëqyrjen inspektuese në bazë të Amendamentit të 5-të Kushtetutës së RMV-së dhe dispozitave ligjore. Kompetencat e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve është të bëj mbikëqyrje inspektuese të tabelave, vulave, ueb faqeve, akteve nënligjore dhe ligjeve që shpallen në Gazetën zyrtare. Ndërsa sa i përket çështjes së përkthimit dhe lekturimit është Agjencia për zbatimin e gjuhëve, ku të gjitha institucionet që duhet të kërkojnë ndihmë për standardizimin e gjuhës”, tha Fatmir Iseni, Drejtor i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve.

Në rrjetet e marketeve më të mëdha vërejtëm shumë artikuj që nuk janë të shkruar fare në gjuhën shqipe. Shumë qytetarë, të cilët e kanë të vështirë të kuptojnë maqedonishten, nuk u mundësohet që në gjuhën amtare të kuptojnë në hollësi se çfarë artikulli po blejnë, cilat janë cilësitë e tyre që po hanë produktet.

 

LEXO EDHE:

Back to top button