Perëndimi armë Kievit, SHBA: Paratë e oligarkëve rusë për rindërtimin e Ukrainës

Perëndimi armë Kievit, SHBA: Paratë e oligarkëve rusë për rindërtimin e Ukrainës

Perëndimi po vë në përdorim logjistikën e tij për të dërguar armë në Ukrainë. Partnerët janë angazhuar për të ofruar sisteme ajrore të avancuara, përfshirë atë raketor “Patriot” të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, tanket gjermane “Leopard 2”, apo atë amerikan “Abrams”; ndërsa Franca dhe Italia do të dërgojnë sistemet anti-ajrore “SAMP/T” në pranverë.

Gjithashtu, prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland ka autorizuar Uashingtonin për të përdorur paratë ruse të sekuestruara për të ndihmuar Ukrainën. Njoftimi u bë gjatë një takimi mes Garland dhe prokurorit të përgjithshëm ukrainas Andrij Kostin.

Në Ukrainën lindore konflikti vijon me ofensiva nga të dyja palët dhe me zjarrin e artilerive në rajonet Donjeck dhe Luhansk. Kievi pretendon se Rusia po përgatit një bombardim në shkallë të gjerë në të gjithë vendin, që do të përfshijë qytetet kryesore dhe kryeqytetin.

Ndërkohë, në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja mbi çmimet e produkteve ruse të naftës së përpunuar. 27 vendet kanë arritur një marrëveshje në samitin e fundit për Kievin.

LEXO EDHE:

Back to top button