Perëndimi dënon për referendumin për aneksimin e 4 rajoneve ukrainase në Rusi, Macron: Është parodi

Perëndimi dënon për referendumin për aneksimin e 4 rajoneve ukrainase në Rusi, Macron: Është parodi

Liderët perëndimorë dënojnë vendimin e Rusisë për të bërë referendum për aneksimin e katër rajoneve të pushtuara ukrainase në Rusi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se referendumet e rreme nuk kanë legjitimitet dhe nuk e ndryshojnë natyrën agresioni rus kundër Ukrainës.

Deklarata të forta u bën gjithashtu edhe nga Shtëpia e Bardhë, shkruan BBC.

“Nëse kjo ndodh, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i njohin kurrë pretendimet e Rusisë për ndonjë pjesë të supozuar të aneksuar të Ukrainës.”

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ato duhet të refuzohen nga komuniteti ndërkombëtar, raporton abcnews.al.

Ndërkohë presidenti francez, Emmanuel Macron tha se referendumet e propozuara nga Rusia “nuk janë legjitime”, duke e quajtur procesin “një parodi”.

Nëse ideja e referendumit të Donbasit nuk do të ishte aq tragjike, do të ishte qesharake”, u tha Macron gazetarëve, duke shtuar se ideja e një referendumi për Donbasin është ide cinike.

Macron tha se referendumet e Rusisë në zonat e pushtuara në Ukrainë “nuk do të njihen nga komuniteti ndërkombëtar”.

Ai tha se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin në ditët në vijim.

Zyrtarët në katër zonat e okupuara të Ukrainës thonë se do të mbajnë votime të parakohshme për bashkimin me Rusinë Administratat në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia thonë se referendumet  të fillojnë këtë të premte.

LEXO EDHE:

Back to top button