Perez kërkon një sulmues të ri, tre propozime janë nga Seria A

Skuadra e Real Madridit kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e Karim Benzema. Pavarësisht se shifrat e “bomberit” francez janë ende shumë të larta: 29 gola dhe 6 asiste këtë sezon, Reali po studion tregun për të një pasues të denjë.

“Projekti i së ardhmes është të firmosim me një numër 9 të ri pasi Benzema ka atë moshën që ka. Nuk kishim menduar deri më tani për një sulmues të ri, por problemet e fundit fizike na detyruan”, u shpreh Karlo Ançelotti pak ditë më parë.

Ashtu si Reali, edhe mediat kanë nisur punën për të zbuluar lëvizjet e presidentit Perez. Dy janë emra fiks, dy dëshira të vjetra, Kilian Mbape dhe Erling Haaland, njëkohësisht edhe dy opsionet më të shtrenjta.

Mbappe ka shprehur vullnetin e tij për të respektuar kontratën me PSZH, deri në 2024, por një tjetër telefonatë nga Madridi mund t’i përshpejtojë gjërat. Në 2024 mund të lirohet edhe Haaland, por kartoni i tij në atë vit kushton 200 milionë euro, në 2025 zbret në 175. Pavarësisht shifrës së lartë, Perez mund të futet me kënaqësi në negociata për sulmuesin e Man. Sitit.

Tre emra të tjerë në tryezën e Perez janë nga Serie A: Dushan Vlahoviç i Juves, Viktor Osimhen i Napolit dhe Rasmus Hojlund i Atalanta-s. /Balkanweb/

LEXO EDHE:

Back to top button