Serhio Perez triumfon në Singapor, para dyshes së Ferrarit

Gara për Çmimin e Madh të Singaporit është mbyllur me shumë aksidente të regjistruara dhe me shumë se gjashtë pilotë që e mbyllën garën para kohe. “Red Bull” merr fitoren përsëri, ndonëse Verstappen dështoi, por këtu ishte Serhio Perez.

Piloti meksikan përfundoi në pozitën e parë, duke lënë prapa vetes pilotët e Ferrari, Sharles Leklerk dhe Karlos Sainz, të cilët kompletuan podiumin. Maks Verstapen dhe Luis Hamilton përfunduan në pozitat tetë dhe nëntë, kurse Xhorxh Rasell ishte i fundit nga pilotët që mbeten në pistë deri në fund.

Red Bull driver Sergio Perez of Mexico leads the field soon after the start of the Singapore Formula One Grand Prix, at the Marina Bay City Circuit in Singapore, Sunday, Oct.2, 2022. (AP Photo/Danial Hakim)

Të tre Hamilton, Verstappen e Rasell patën nga një përplasje me anësoret gjatë garës dhe humbën sekonda të vlefshme. Lideri i garës, Perez do të hetohet pas garës për shkelje të rregullores gjatë kohës kur makina virtuale e sigurisë ishte aktive, por me 7+ sekonda epërsi, andaj fitoren e ka të sigurt edhe nëse aplikohet ndonjë ndëshkim për të.

LEXO EDHE:

Back to top button