Perfaqësimi në Kadastër, tejet i ulët

Perfaqësimi në Kadastër, tejet i ulët

Gazetar: Mefail Ismaili

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve, në Agjencinë e Kadastrës dhe Patundshmërisë, si në numrin e përgjithshëm të të punësuarve ashtu edhe në sektorët udhëheqës, lë për të dëshiruar.

Në Agjencinë e Kadastrës punojnë gjithsej 828 persona, nga të cilët 124 janë shqiptarë, ose rreth 15%. Situata me përfaqësimin e shqiptarëve në Kadastër nuk është aspak e mirë edhe në sektorët udhëheqës.

Nga 19 udhëheqës të sektorëve vetëm njëri është shqiptar ose me përqindje vetëm 4.5%. Larg përfaqësimit të drejt dhe adekuat, ashtu siç e kërkon ligji, shqiptarët janë edhe në departamente.

Edhe pse në nivel shtetëror Agjencia për Kadastër ka gjithsej 62 udhëheqës të departamenteve, vetëm katër shqiptarë mbajnë pozita udhëheqëse, ose rreth 9%.

828 të punësuar, 124 shqiptarë, 15%.

19 udhëheqës sektorësh, 4,5%

62 pozita udhëheqëse, 4 shqiptarë 6,4%

10 ndihmës udhëheqës sektorësh, 1 shqiptarë ose 10%

10 Këshilltarë shtetëror, 0 shqiptarë 0%

Edhe në pozitën e ndihmës udhëheqësit të sektorëve, shqiptarët kanë përqindje tepër të ulët të përfaqësimit. Nga gjithsej 10 ndihmës udhëheqës vetëm një është shqiptar, ose 10%. Në këtë institucion, nga 10 Këshilltarë shtetëror, nuk ka asnjë shqiptar.

Nga Agjencia e Kadastrës thonë se bëjnë përditësimin e planit vjetor dhe sistematizimit që të mund të zbatojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në 20%, siç e parashikojnë ligjet përkatëse.

Zëvendësdrejtori i Kadastrës, Arben Qerimi thotë se para 16 muajve kur e ka marrë detyrën, numri i përgjithshëm i shqiptarëve në kadastër ka qenë edhe më i ulët me vetëm 10%,. Qerimi shton se për shkak të krizës ekonomike nuk mund të bëjnë punësime të shpejta.

Kemi bërë pranimin e kualifikimit adekuat të kolegëve, ku janë 9 kolegë, dy prej të cilëve me sistematizimin aktual mundëm ti vendosim në pozicione dhe ti avancojmë, ndërsa për shtatë prej tyre për momentin u bëmë pranimin e fakultetit gjë e cila nuk është e vogël se edhe ajo ndikon në buxhetin familjar të atyre kolegëve që kanë mbaruar shkollimin… Kemi pensionime të shumta në institucion, sepse gjenerata më e vjetër vetëm se janë pensionuar, për fat të keqe kemi vdekje gjatë kohës së pandemisë që për fat të keq humbëm kolegë shumë të mirë., tha Arben Qerimi, zv/drejtor i Agjencisë për Kadastër.

Qërimi thotë se si në shumë fusha të tjera, edhe në Kadastër ballafaqohen me mungesën e kuadrove adekuatë.

Sa i takon kuadrit është institucion pak specifik, kërkon kuadro specifik të gjeodezisë dhe të fakultetit të shkencave juridike dhe këtu kemi pak ngecje edhe për shkak të gjeodezisë sepse ekzistojnë edhe kompani private ku koleg të cilët mbarojnë, një pjesë ndoshta nuk dëshiron të punësohet në administratë dhe kërkojnë fatin në institucionet private të gjeodezisë, për shkak të tregut ekonomik., u shpreh Arben Qerimi, zv/drejtor i Agjencisë për Kadastër./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button