Përforcohet Filadelfia, Tompson brakris Golden Stejt Uarriors

Ka nisur sot zyrtarisht merkato e basketbollit në NBA dhe që në ditën e parë nuk kanë munguar surpriza. Skuadra e Los Anxhelos Klipers është në qendër të kësaj dite, me Xhejms Hardenin që ka rinovuar edhe me dy sezone të tjera me skuadrën kaliforniane.

Nga ky ekip është larguar Poll Xhorxh, që ka firmosur me Filadelfia. Një kontratë 4-vjeçare për basketbollistin 34-vjeçar, nga e cila do të përfitojë 212 milionë dollarë. Ky transferim e bën skuadrën e Filadelfia-s pretendente për sezonin e ri, duke formuar një trio të frikshme me Xhorxh, Embiid dhe Maksej.

Pas një karrierë të gjatë me skuadrën e Golden Stejt Uarriors, ku fitoi 4 tituj kampione, largohet Klej Tompson si lojtar i lirë. Një “divorc” me mikun e tij Stefon Keri, një dyshe e njohur me nofkën “splash brothers”.

Tashmë Tompson do të shohë për ofertat që do të vijnë nga Dallasi, Lejkers, Filadelfia dhe Los Anxhelos Klipers. Basketbollisti lituanez Jonas Valanciunas ka lënë Nju Orlinsin për të luajtur me Uashingtonin, me të cilin firmosi një kontratë 3-vjeçare.

LEXO EDHE:

Back to top button