Përfshihet nga flakët një autobus në rrugën Prishtinë – Podujevë

Përfshihet nga flakët një autobus në rrugën Prishtinë – Podujevë

Autobusi i kompanisë transportuese “Arditi Tours”, është përfshirë nga flakët, këtë të diel.

Rasti ka ndodhur rrugës Prishtinë- Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se nga ky inident nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Tutje theksoi se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Pamje nga vendi i ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button