Përfundon marrja në pyetje e Zeqirit, pritet vendimi i gjykatës penale

Gazetar: Igor Stefanovski

Ka përfunduar marrja në pyetje e Sekretarit aktual të Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri. Gjykata penale pritet të marrë vendim pasi të dëgjojë argumentet e prokurorisë dhe Zeqirit. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, shkruan Alsat.

Prokurorja Katerina Kolareviç, e cila po punon për rastin, në një deklaratë për mediat nuk ka treguar se ku janë paratë nga përvetësimi i pretenduar i thesarit të shtetit prej një milion eurosh. Ajo tha se nuk kanë prova për rastin, por kanë dyshime, hetimin e kanë hapur dje kur kanë kërkuar paraburgimin e Zeqirit.

Lidhur me dy të dyshuarit e tjerë shtetas të Kroacisë, prokuroria shpall kërkesë për ekstradimin e tyre.

“Informatat operative të MPB-së janë se ata janë larguar nga territori, por gjykata ka urdhër për arrestimin e tyre”, tha prokurorja Kolareviç. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button