Përfundon pjesa e parë – Maqedonia e barazon rezultatin kundër Austrisë, Pandev futet në histori

Maqedonia e Veriut e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Austrisë, në ndeshjen hapëse të Grupit C, që po zhvillohet momentalisht në Bukuresht.

Goran Pandev shënoi për 1:1 në minutën e 29-të.

Ylli i Genoas përifoi nga gabimi trashanik i mbrojtjes së Austrisë për ta futur topin në portën boshe.

Sulmuesi 38-vjeçar u fut në historinë e Maqedonisë duke u bërë lojtari i parë që shënon për kombëtaren maqedonase në një turne të madh.

Në këtë ndeshje debutuese të Maqedonisë në Evropian po luajnë katër futbollistë me prejardhje shqiptare.

LEXO EDHE:

Back to top button