Përfundon samiti i G7-ës, Biden: Jashtëzakonisht produktiv

Përfundon samiti i G7-ës, Biden: Jashtëzakonisht produktiv

schedule18:26 – 13 Qershor, 2021

Pas tre ditë bisedimesh, udhëheqësit e G-7-ës mbyllën këtë të dielë samitin e mbajtur në Cornwall të Britanisë. Në një deklaratë të përbashkët pas samitit, udhëheqësit G-7-ës premtuan më shumë se 1 miliard doza vaksinash kundër koronavirus, për vendet me të ardhura të mesme dhe të ulta.

Udhëheqësit ranë dakord për të luftuar ndryshimet klimatike si dhe për të vendosur taksa prej 15% për kompanitë e mëdha shumëkombëshe, të cilat shpesh sigurojnë përfitime nga vende ku paguajnë pak, ose aspak taksa. Sipas deklaratës përfundimtare, udhëheqësit e G-7-ës i bëjnë thirrje Kinës që të respektojë të drejtat e njeriut në Hong Kong dhe në Xinjiang, ku jeton pakica ujgure.

Në një konferencë për mediat, presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi se samiti ishte “jashtëzakonisht produktiv”. Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të zënë përsëri vendin e tyre udhëheqës në skenën botërore.

LEXO EDHE:

Back to top button