Perimet që duhet konsumuar gjatë stinës së dimrit

Ndërkohë që dalëngadalë jemi futur në stinën e katërt të vitit, trupi ynë ka nevojë për ushqimet dhe vlerat ushqyese të nevojshme për të qenë sa më të shëndetshëm.

Gjatë stinës së dimrit disa perime duhen konsumuar për të pasur një dietë të përshtatshme dhe për të shmangur çdo grip të mundshëm. Ja disa nga to, që duhet t’i konsumoni:

 

Karotat – Karota njihet për vetitë e saj të dobishme kundër plakjes, kancerit, infeksioneve, sëmundjeve të zemrës e shumë të tjera. Shtoni karotat në ushqimin dimëror duke i konsumuar ato me supa, sallata dhe gatime të ndryshme e shumë të shijshme. Përveç cilësisë, çmimi është më i mirë.

Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memories, të muskujve si dhe ndihmon me problemet e gjumit.

Lakra – Lakra është një perime mjaft e shëndetshme për njeriun. Ajo është plot me vitamina, minerale, fibra, antioksidantë që sipas studimeve reduktojnë rreziqet nga kanceri.

Spinaqi – Spinaqi njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut.

Por, ka disa arsye pse spinaqi arrin të prodhojë rezultate të tilla. E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut, që ndihmojnë në transportin e oksigjenit në trup, në prodhimin e energjisë dhe në sintezën e ADN-së.

LEXO EDHE:

Back to top button