Perishiç: Ndaj Shqipërisë do ti përmirësojmë gabimet që i bëmë ndaj Spanjës

Ivan Perishiç, i cili ndeshjen e kaluar luajti pak minuta, sot pritet të startoj nga minuta e pare në sfidën e dytë të Grupit B, kundër Shqipërisë.

Në konferencë për media, ish-lojtari i Totenham Hotspur tha se mezi po e pret takimin për t’i përmirësuar gabimet e bëra gjatë ndeshjes ndaj Spanjës.

“Ndihem mirë dhe mezi po e pres ndeshjen. Ne duam t’i korrigjojmë të gjitha ato që shkuan keq ndaj Spanjës”, u shpreh Perishiç

Kujtojmë që Kroacia ndeshjen e parë e humbi me rezultat të thellë 3:0 ndaj Spanjës, kurse Shqipëria u mposht 2:1 ndaj Italisë./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button