Të shtunën seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

Të shtunën seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka caktuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re për ditën e shtunë në ora 11:00.

Mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dje ka dorëzuar në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin për punën e saj.

Rregullorja e Kuvendit parasheh që seanca për zgjedhjen e Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë.

Mandatari prezanton programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë, pas së cilës hapet debati në Kuvend.

Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet sipas propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi, me votim publik. Votimi bëhet pas përfundimit të debatit, më së voni deri në orën 24:00 të së dielës.

Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Republikës për zgjedhjen e Qeverisë.

LEXO EDHE:

Back to top button