Përkujtohet tërmeti fatal në Shkup

Përkujtohet tërmeti fatal në Shkup

Gazetare: Evi Shkopi

59 vite më parë Shkupi përjetoi lëkundjet sizmike që do të shkatërronin pothuajse të gjithë infrastrukturën e qytetit dhe ku fatkeqësia më e madhe ishte numri i lartë i viktimave. Sot, thuajse 6 dekada më vonë, kryeqyteti ka ndjerë shumë herë dridhjet e tokës, por fatmirësisht jo si nga tërmetin e 27 korrikut të vitit 1963. Sizmologu Mihail Garevski, thotë se qytetarët janë shumë pak të informuar se si duhet të reagojnë në kur ndiejnë dridhjet e tokës, ndërsa më së shumti lëndime marrin gjatë tentimit për t’u larguar nga objekti.

“Tërmeti prej 5.1 ballë që ndodhi në vitin 2016, për dhjet vitet e ardhshme nuk do të duhet të përsëritet. Kur tërmeti është I shkallës më të vogël, ajo që dëgjojnë është një zhurmë, veçanërisht nëse është tërmet lokal. 50 deri 60% e qytetarëve nuk janë mjaftueshëm të përgatitur për atë se sit ë reagojnë në raste kur ka tërmet. Nuk e dinë se përse duhet të hyjnë pozicionohen nën tavoline. Tavolina nuk i mbron nëse rrënohet ndërtesa, por nëse bie ndonjë mur apo mobilje. Do të duhet të bëhej ndonjë farë trajnimi. Çfarë është ndërtuar më vonë është më cilësore”, tha Mihail Garevski- sizmiolog.

Të njëjtin mendim ndan edhe profesori universitar, Enis Jakupi. Sipas tij vitet e fundit konkurrenca për ndërtime cilësore është më e madhe. Megjithatë ai shton se jo të gjitha ndërtimet kanë të njëjtën cilësi, këtu sipas tij luan rol puna e inspektorëve të cilët shpesh, siç thotë, neglizhojnë detaje të rëndësishme gjatë punës së tyre.

“Duhet të rrisim për përgjegjësinë, respektivisht kontrollet për kualitetin. Në Ligjin për udhëheqje të procedurave administrative është potencuar se përgjegjësia i bie të fundit që është nënshkruar, mirëpo përgjegjësia është më e madhe tek ato që e hartojnë, respektivisht e ndërtojnë objektin. Unë do të kisha thënë se me ligj përgjegjësia koncepsionale e mënyrës së ndërtimit I bie inspektorit, respektivisht Inspektoratit të ndërtimit. Dhe sa e bëjnë këtë inspektorët në terren, do të kisha thënë se është temë më vete”, u shpreh Enis Jakupi- Profesor universitar.

Termët të fuqishëm në vitin 2019 përjetoi Shqipëria, ku përveç dëmeve materiale, kishte edhe viktima. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button