Përllogaritjet, sërisht përplasje mes Bajernit dhe Barcelonës?

Turi i parë me eliminim direkt i Ligës së Kampioneve pritet të dhurojë një përballje të zjarrtë mes Bajern Munihiut dhe Barcelonës. Këtë e parashikojnë përllogaritjet statistikore që u janë bërë 16 skuadrave që vijuan më tej në turin tjetër, duke marrë për bazë me kë mund të ndeshen e me kë jo. Sipas përllogaritjeve që janë ndarë në përqindje, 22,3% është mundësia që të përsëritet dueli që hyri në histori në edicionin e kaluar, kur skuadra e Flik fitoi me shifrat 8-2. Alternativa e bavarezëve është Sevilja, një tjetër ekip spanjoll, ndërsa për katalanasit në vend të dytë për nga mundësia e përballjeve është Borusia Dortmund.

Skuadrat angleze të vazos së parë kanë më shumë mundësi të ndeshen me Borusia Mynshengladbah ndërsa Real Madrid duket se mund të peshkojë Lajpcigun në turin e parë me eliminim direkt. Lacio, Atalanta dhe Porto janë tre alternativat e vetme që u mbeten madrilenëve.

Në shortin e turit të parë me eliminim direkt, nuk mund të përballen skuadrat që kanë qenë në të njëjtin grup si dhe ekipet e të njëjtës kombësi.

LEXO EDHE:

Back to top button