Përmbytet Kanadaja, mijëra të evakuuar

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në jug të Kolumbisë Britanike, një provincë në Kanadanë perëndimore, dhe dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Rreth 7,000 banorë të Merritt, që ndodhen 300 milje në verilindje të Vankuverit, u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre rreth orës 10 të mëngjesit. Dy ura janë përmbytur dhe një impiant për trajtimin e ujërave të zeza është mbyllur, duke i lënë banorët pa ujë.

“80 deri në 100 automjete” janë bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut në një autostradë pranë Agassiz, rreth 100 kilometra në lindje të Vankuverit, thanë autoritetet gjatë një konference për shtyp.

LEXO EDHE:

Back to top button