Kinezi i parë në Formula 1, drejton makinën e “Alfa Romeo”-s

Guanjou Zhu, sezonin e ardhshëm do të drejtojë makinën e skuadrës “Alfa Romeo” dhe do të jetë kinezi i parë që do të drejtojë një makinë në Formula 1. Ai do të jetë kolegë skuadre me Valteri Botas, i cili largohet nga skuadra e “Mercedesit” dhe nga viti i ardhshëm do të ulët ne makinën e Kimi Raikonenit, që ka paralajmëruar se do të shkojë në pension.

Kinezi Zhu, garon në Formula 2 dhe është në konkurencë për të fituar titullin, ndërsa kishte edhe disa teste me skuadrën “Alpin”, që ishin sinjal i mjaftueshëm për reagimin e skuadrës “Alfa Romeo”.

Alpine driver Zhou Guanyu of China steers his car during the first free practice session for the Austrian Formula One Grand Prix at the Red Bull Ring racetrack in Spielberg, Austria, Friday, July 2, 2021. The Austrian Grand Prix will be held on Sunday. (AP Photo/Darko Bandic)

“Është një privilegj që të nis karrerën në një skuadër legjendare, i cili në të kaluarën ka promovuar shumë talente të rinj,” ka thënë mes tjerash Zhu.

Piloti kinez te “Alfa Romeo”, do të zëvëndësojë Antonio Xhovinacin.

LEXO EDHE:

Back to top button