25 mijë dozave të vaksinës Astra Zeneka gati për t’iu dalë afati – Flasin nga MSH

25 mijë doza të vaksinës Astra Zeneka, janë në kufi për të iu dalë afati, shkruan Alsat.

Këtë e kanë konfirmuar për Alsat, nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët kanë treguar se këto 25 mijë doza, kanë afat deri në nëntor të këtij viti.

Po ashtu,  nga MSH, kanë treguar se posedojn edhe 252 mijë e 680 doza të vaksinën Pfizer dhe 5 mijë doza të Sinovak-ut.

Përvec kësaj, sipas kësaj përgjigje të MSH-së, për Alsat, bëhet me dije se rreth 30 mijë vaksina nga prodhuesi Pfizer, mbërrijnë çdo javë në vend.

“Vaksinimi dhe rivaksinimi me vaksinën e prodhuesit Pfizer është duke u zhvilluar, si dhe rivaksinimi me vaksinën nga prodhuesi Astra Zeneka. Sasitë aktuale nga prodhuesi Pfizer kanë afat janar/shkurt 2022, vaksinat nga prodhuesi Astra Zeneka kanë afat deri në nëntor 2021, ndërsa vaksinat nga prodhuesi Sinovak kanë afat deri në vitin 2023”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Kujtojmë se në njoftimin e sotëm të MSH-së, është bërë e ditur se dje në vend janë aplikuar gjithsej 4961 doza vaksine, prej të cilave 1.721 janë aplikuar si dozë e parë, 1.030 janë rivaksinuar, ndërsa 2.210 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button