Përmbytet Las Vegas

Përmbytet Las Vegas

Aeroportet, parkingjet dhe i gjithë Las Vegasi, i cili strehon disa nga kazinotë dhe hotelet më të famshme në botë, u përmbytën të enjten mbrëma.

Shiu i dendur mbushi ndërtesa të panumërta ndërsa qyteti vendosi një paralajmërim për përmbytje dhe stuhi të forta.

Pamjet e shpërndara në Twitter tregojnë rrugët e Sin City teksa përmbytjen nga ujërat e shumta.

ideo të tjera treguan rrugët e qendrës së qytetit duke u kthyer në lumenj të vegjël dhe uji që vërshonte kazinotë, raporton New York post.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar, konfirmoi për The Post oficeri i Informacionit për Zjarr në Las Vegas, Tim Szymanski.

Një tjetër video e shpërndarë në internet tregon ujin që derdhet përmes një vrime në tavanin e Planet Hollywood Casino në bulevardin Las Vegas. Punonjësit mund të shihen duke regjistruar skenat kaotike me telefonat e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button