Përplasen dy makina Ferrari, po bënin garë në rrugët e Italisë
Përplasen dy makina Ferrari, po bënin garë në rrugët e Italisë

Dy makina Ferrari kanë përfunduar në murin e një vile në fshatin Osimo në Ankona të Italisë pasi po bënin garë me njëra-tjetrën.
Makinat, një 296 GTB dhe një F12 Berlinetta blu, kapin një vlerë në total rreth 500 mijë paund. Nga aksidenti ato pësuan dëme të mëdha, ndërsa njëra prej tyre u përfshi nga flakët.
Dy persona u dërguan në spital, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.