Përplaset autobusi në Kanada, 50 të lënduar

Përplaset autobusi në Kanada, 50 të lënduar

Më shumë se 50 persona janë lënduar në një aksident automobilistik në provincën e British Columbia, Kanada.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit Merritt ku një në aksident është përfshirë autobusi.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen, e cila ndodhi rreth 160 milje (260 km) nga kryeqyteti i provincës, Victoria.

Pesëdhjetë e tre persona u dërguan në spital pas incidentit ndërkohë nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Kryeministri David Eby tha se ishte “i tronditur dhe i pikëlluar” kur dëgjoi për incidentin “serioz”.

Ndërkohë të gjitha shërbimet hekurudhore midis dy qyteteve më të mëdha të Kanadasë, Torontos dhe Montrealit, janë anuluar për ditën e Krishtlindjes pasi një tren doli nga shinat në kushte të këqija moti./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button