Përplasje e ashpër Filipçe – Mickoski

Përplasje e ashpër Filipçe - Mickoski

Gazetar: Suad Bajrami

Integrimi evropian, ndryshimet kushtetuese, marrëveshja për korridoret 8 dhe 10D me Behtel&Enka, por edhe zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, ishin pikat më të nxehta të përplasjes pushtet-opozitë në seancën e pyetjeve të deputetëve, shkruan Alsat.

Kreu i LSDM-së, njëherësh deputet, Filipçe akuzoi kryeministrin se nuk ka plan konkret si ta zhbllokojë integrimin evropian.

Ai gjithashtu tha se Mickoski po udhëheq politikë dyfytyrëshe pasi pranoi të gjithë atë që e ka pështirë derisa ishte në opozitë.

“Tërë suksesi juaj politik ishte në kundërshtimin e Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshje për të cilën theksonit se është tradhti kombëtare. Pasi u ulët në kolltukun e kryeministrit, e njëjta marrëveshje u bë kryevepër e diplomacisë. Para zgjedhjeve, Borisovin e quanit kriminel, njeri që fle në ar. Tani, menjëherë shpejtuat t’i uroni për fitoren dhe ta lavdëroni si partner për aspiratat tona evropiane. Ajo që deri dje ishte akuzë, tani është urim dhe bisedë miqësore”, tha Venko Filipçe, deputet nga radhët e LSDM-së.

Mickoski iu përgjigj se ka plan dhe se atë që s’ka arritur ta bëjë LSDM-ja derisa ka qenë në pushtet, do ta bëjë qeveria e re.

“…..e di se do të ju zhgënjej me këtë që do t’ua them, por jemi në rrugë të drejtë. Dhe unë, do të them aq herë sa të jetë e nevojshme, Maqedonia e Veriut, jashtë kur të dal prej këtu vetëm që turpin tuaj dhe tradhtinë ta fshij, që e bëtë gjatë këtyre 7 vitesh dhe ta sjellë Maqedoninë atje ku e ka vendin”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Kërkesës së Filipçes për dorëheqje, kryeministri iu përgjigj me ofertë për ballafaqim në zgjedhje.

“Meqë kërkoni prej meje që të tërhiqem dhe ta kthej mandatin, nuk e di nëse jeni të sigurt, nëse doni që të shkojmë në zgjedhje. Nëse dëshironi, të shkojmë. Ja nëse dëshironi, të shkojmë. Nëse jeni të sigurt të shkojmë në zgjedhje, të shkojmë të verifikohemi. Ja bashkë me lokalet të bëjmë edhe një palë parlamentare dhe të shkojmë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.

Marrëveshja me Behtel&Enka, ishte pika tjetër e përplasjes.

“Pasi u ulët në kolltukun e kryeministrit zotëri Mickoski, Marrëveshja me Belhtel dhe Enka prej krimit historik dhe vjedhjes historike u bë sukses historik, i mirë për shtetin dhe qytetarët”, theksoi Venko Filipçe, deputet nga radhët e LSDM-së.

“Si qeveri kishim dy opsione, ose të dalim prej projektit të mbeten këto 350 milionë dollarë që përafërsisht janë paguar dhe të paguajmë edhe të them disa qindra milionë dëmshpërblim pasi që të përfundonim në kontest arbitrar në Gjykatën në Londër, sipas ligjvënësit britanik, skocez, irlandez apo të Uellsit”, u përgjigj Mickoski.

Kreu i opozitës, akuzoi gjithashtu se emërimi i Bojan Hristovskit në pozitën e drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare është i paligjshëm, pasi ai nuk ka certifikatë përkatëse për njohjen e gjuhës angleze, por edhe se nuk i përmbush kushtet për stazh. Mickoski, mohoi akuzat.

“Ja tani do të ju jap një certifikatë të tillë të ngjashme nga personaliteti që qëndron pran jush. A dëshironi t’i hapë një nga një, ja nuk do t’i hapë. Dëshironi për drejtorët, a dëshironi prej drejtorëve që i ka emëruar LSDM t’i shihni certifikatat? Mos me atë të bëni politikë, ka institucione në shtet në atë që duhet të mbajnë llogari për atë punë. Ja këto do t’i ruaj për mua dhe do t’ia japë ministrit të Punëve të Brendshme”, tha ndër të tjera Micskoski.

Mickoski tha se derisa ka qenë në opozitë, pushteti e ka ndjekur me dronë shtëpinë e tij në Prilep./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button