Përplasje e ashpër mes VMRO-së dhe kryeministrit Zaev në seancën e sotme në Kuvend

VMRO-DPMNE i bëri thirrje kryeministri Zoran Zaev të kërkojë përgjegjësi nga ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe ta shkarkojë atë. Deputeti i opozitës maqedonase, Petar Ristesi në seancën për pyetje të deputetëve, tha se Spasovski ka përgjegjësi të trefishtë për aksionin policor në afërsi të Prilepit ku u konfiskuan 200kg drogë. Kjo sepse Spasovski ka emëruar bashkëpunëtor të afërt të tij për shef të stacionit policor i cili ka qenë i inkuadruar në tregti joligjore me drogën, pa arsim adekuat, dhe se për arrestimin e tij, Spasovski ka marrë vesh nga televizioni. Kryeministri Zaev, u kundërpërgjigj se as nuk i shkon ndërmend të shkarkojë ministrin Spasovski.

 Z. Zaev, në çdo vend evropian normal, ministri për skandal të këtillë, do të jepte përgjegjësi që ditën e njëjtë, tek ne nuk është kështu. U pyes, vallë vetëm pse anëtar të familjes suaj kanë lidhje me firmën “Medikal420” nga Manastiri prej ku rrjedh droga e konfiskuar Oliver Spasovski është ende ministër?- deklaroi Petar Risteski, VMRO-DPMNE.

Të kërkohet dorëheqje për aksionin e realizuar në mënyrë më të suksesshme, absolutisht as nuk kam të drejtë, e as nuk dua të mendoj, përveç se të nxis profesionalizëm në zbatimin e ligjeve, ligji të vlejë njëjtë për të gjithë, pa dallim kush me kënd është i afërt”- pohoi Zoran Zaev.

Deputeti i VMRO-së Risteski dhe kryeministri Zaev u përplasën edhe për atë se kush i mbron personat që merren me tregtinë joligjore të drogës.

 E dini se u sanksionua në mënyrë përkatëse nëpunës i policisë, konsumues i kokainës me të cilin ju shoqëroheni publikisht, ekzistojnë edhe fotografi për këtë, ja fotografitë, jeni bashkë nën shoqërimin e tij absolutisht, i cili me siguri nën ndikimin e lëndëve narkotike, publikisht rreh mjek në Prilep, pa asnjë përgjegjësi në kohën tuaj- tha Zoran Zaev.

 Unë u tregova pse u duhet shef i këtillë i policisë, që tua dërgojë drogën, në mënyrë të sigurt, e cila prodhohet në firmat që janë të afërta me ju. Për fotografitë që i treguat, z Zaev fqinjët dhe bashkë qytetarët nuk zgjedhen, por shefat e policisë zgjedhen me ligj”- pohoi Petar Risteski, VMRO-DPMNE.

Sipas kryeministrit Zaev aksioni policor në Prilep, ka qenë i udhëhequr nga ministri Oliver Spasovski, ndërsa është zbatuar me sukses, me ndihmë edhe të SHBA-së.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button