Përplasje mes Federatës së Futbollit të Francës dhe Real Madridit

Reali i Madridit dhe Federata Franceze e Futbollit janë përfshirë në një përplasje mes tyre, ku si shkak është bërë ideja e Federatës franceze për të grumbulluar për Lojërat Olimpike Verore në Paris lojtarë të Realit.

Në fakt Reali e ka bërë këtë edhe me federatat e tjera. Por theksi është te Franca, me dëshirën e transalpinëve për të ndërtuar një skuadër të fortë për të fituar medaljen e artë olimpike në shtëpi. Kujtojmë se në Madrid luajnë dy lojtarë të rëndësishëm si Kamavinga dhe Tçuameni, të dy kontingjent për t’u bashkuar me ekipin olimpik francez në “Paris 2024”. Ata mund të mos jenë të vetmit, sepse me shumë gjasa Realit do t’i bashkohet dhe Mbape.

Sipas “L’Équipe”, javën e kaluar, Reali i Madridit i dërgoi një e-mail Federatës Franceze të Futbollit, duke e njoftuar për refuzimin e saj për të dërguar lojtarët e ekipit të parë në ngjarjen olimpike që do të mbahet në Paris.

Vendimin e Realit e ka komentuar dhe trajneri i Francës, Didie Deshamp. Ai tentoi të mbajë ekuilibrat, por duke shigjetuar “Los Blankos”.

“Kërkesa e tyre më duket pak e modës së vjetër. Por duke qenë se këto nuk janë data të FIFA-s, nëse Reali do të refuzojë atëherë do të respektojmë vendimin e tyre”, tha Deshamp.

LEXO EDHE:

Back to top button