Përplasje mes Milloshoskit dhe Xhaferit në Kuvend, përmendet dhe Ajnshtajni

Përplasje mes Milloshoskit dhe Xhaferit në Kuvend, përmendet dhe Ajnshtajni

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski gjatë fjalimit të tij në Kuvend, deklaroi se përveç kryeministrit teknik Xhaferi është zgjedhur edhe prokuror teknik dhe gjykatës teknik në profilin dhe veprën e Ajnshtajnit. Kjo nxiti reagimin e Talat Xhaferit.

“Përveç kryeministrit teknik kemi zgjedhur edhe prokuror teknik, gjykatës teknik në profilin dhe veprën e të madhit Albert Talat Ajnshtajn XHaferi”, tha Milloshoski.

“Lidhur me Ajnshtajnin, Antonio, për dallim nga ti Antonio kam të drejt të identifikohem me Ajnshtajnin, para rreth 80 viteve, një çfarë Talati ka kontribuar që ne sot ta kemi këtë Ajnshtajn i cili kishte mundur njëkohësisht të përfundonte atje diku në “Treblinka”. Duke iu falënderuar Talatit, para 80 viteve ai ka arritur të mbetet dhe të jetë ajo që nënkupton Ajnshtajn me mendje dhe arsye, ndërsa ju vazhdoni kështu, nuk e di ku do e keni fundin”, u përgjigj Talat XHaferi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button