Përplasje partiake për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Përplasje partiake për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Gazetar: LLuka Andreev

Pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski, refuzoi të ulet në tryezë të përbashkët me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, për të dakorduar datën e zgjedhjeve të parakohshme, Hristijan Mickoski tha se partia së shpejti do ta shpallë hapin e dytë të veprimit, shkruan Alsat.

Se çfarë do të bëjë konkretisht opozita do të bëhet e qartë pas seancave të organeve partiake, ndërsa VMRO-DPMNE ritheksoi se këto janë “hapa seriozë dhe të papraktikuara deri më tani”. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Mickoski sot nuk ka sqaruar se çfarë saktësisht nënkuptonte me deklaratën e djeshme se “populli do të vijë pas të vetes”, dhe e akuzoi Kovaçevskin për sjellje të papërgjegjshme.

“Prisja pak më shumë analizë, dhe prisja që Kovaçevski të inkurajohej që të dilte para mediave dhe nëse tashmë ka vendosur ta refuzojë dorën e shtrirë nga unë, nga VMRO-DPMNE, ta bëjë në skenë të hapur, të mos fshihet pas statuseve në rrjetet sociale.. Më vjen keq që nuk ka urtësi dhe shoh vetëm sjellje të papërgjegjshme te Qeveria dhe Kovaçevski, por së shpejti nga sot e gjithë kjo do të marrë fund”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kovaçevski një ditë më parë në Facebook tha se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Nga LSDM-ja edhe sot kanë ritheksuar se nuk do të pranojnë, siç kanë thënë, shantazhet dhe kërcënimet nga Mickoski.

“Kërcënimet dhe njoftimet e tij për radikalizëm janë pasqyrë e pafuqisë dhe mungesës së ideve, sepse ai është i vetëdijshëm se kjo Qeveri është e qëndrueshme. Mickoski dhe partia e tij kanë pasur mundësi të panumërta për të bërë diçka të dobishme për qytetarët dhe shtetin, por në vend të kësaj ata vazhdimisht prodhojnë lajme të rreme, përhapin panik dhe mobilizojnë protesta partiake”, njoftojnë nga LSDM-ja.

BDI po ashtu theksoi se Qeveria është stabile. BDI dakordohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por së bashku me zgjedhjet presidenciale në prill, të vitit 2024.

Kryeministri Kovaçevski në manifestimin e sotëm “Forumi – 100 ditë Qeveri” nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media, ndërsa në fjalën e tij vetëm ka përmendur se është fat që në një krizë të tillë pikërisht një qeveri e tillë po e udhëheq vendin./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button