Përplasje për qeverinë teknike në Kuvend, LSDM-ja kërcënon të lëshojë grupin e punës për Kodin zgjedhor

Gezetare: Fatlume Dervishi

LSDM-ja do të lëshojë grupin e punës për Kodin zgjedhor në rast se nuk tërhiqet propozimi i qeverisë për shfuqizimin e qeverisë teknike. Këtë e tha kreu i LSDM-së Venko Filipçe kurse deputetët e këtij grupi parlamentar në komision ku në rend dite është ligji, përsëritën kërkesën.

“Realiteti në terren i dokumentuar nga monitorimi ndërkombëtar dhe vendas tregon se shteti që akoma lufton kapjen dhe polarizimin nuk është i gatshëm ta shfuqizojë qeverinë teknike. Edhe Rezoluta e Parlamentit Evropian thotë se për çështje të rëndësishme duhet të ketë dialog politik mes partive, veçanërisht për reforma institucionale zgjedhore, prandaj kërkojmë të tërhiqet ligji, nëse nuk tërhiqet LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në grupin e punëës për ndryshim të kodit zgjedhor”, deklaroi Jovana Trençevska, LSDM.

Opozita reagoi për mungesë kushtesh për punë në sallë, duke e quajtur të qëllimshme përpjekjen e pushtetit për të miratuar rendin e ditës pavarësisht pakënaqësisë së tyre.

Rendi i ditës u miratua dhe deputetët do të shqyrtojnë amendamentet e dorëzuara për ligjin për qeverinë, gjegjësisht shfuqizimin e qeverisë teknike.

“Këtë vit në Strasburg, Këshilli i Evropës pas shumë vitesh solli vendim që të ndërpritet post-monitorimi për Maqedoninë. Ky është një sinjal evropian për pjekurinë e institucioneve që ta zbatojnë detyrimin e tyre në interes të qytetarëve. Kur flasim për dialog politik, askush në këtë hapësirë nuk është fajtor që lideri i LSDM-së zgjodhi që kur u caktua takim për dialog politik me më shumë parti politike, me ftesë të kryeministrit, të mos marrë pjesë, deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Propozimi parashikon që qeveria teknike si model për qeverisje 100 ditore para zgjedhjeve të zbatohet edhe në ciklin e ardhshëm zgjedhor dhe më pas të mos zbatohet kurrë më.

LEXO EDHE:

Back to top button