Përpos përformancës së lartë, Shalland i zhgënjyer me ekipin

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të marrë fitore ndaj Gjeorgjisë, duke u mposhtur në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1. Pas ndeshjes ka folur përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Shallandes, i cili tha se është i zhgënjyer me ekipin, edhe pse performanca e tyre kishte qenë e mirë. Shallandes theksoi se nuk e kishte menduar se do ta humbte këtë ndeshje.

 

“Jam i zhgënjyer me ekipin, nuk mund ta humbnim këtë ndeshje. Performanca ishte e mirë, ekipi ka luajtur një lojë të buykur, kemi pasur shumë situata. Pjesën e dytë ishim dominant nuk kemi qenë asnjëherë të rrezikuar. Nëse bëjmë një ndeshje të tillë, normalisht, asnjëherë s’kam menduar që do ta humbim këtë ndeshje, më duhet ta pranojë duhet të marrë përgjigjësi, mendoj se ekipi ka provuar por nuk ishte e mjaftueshme. Futbolli nuk është të luash vetëm aksione të mirë, por edhe të luash tranzicion dhe për të ndalë gjithashtu aksionet,” tha mes tjerash Shalland.

 

Kujtojmë se, fitorja e vetme e deritashme e “Dardanëve” erdhi pikërisht ndaj Gjeorgjisë, në fitoren minimale me golin e vetëm të Vedat Muriqit, muajin e kaluar.

Ndryshe, ky ishte takimi i parafundit i Kosovës në kuadër të fazës së grupeve dhe këtë cikël e përmbyllë me ndeshjen ndaj Greqisë në nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button