Përsëritje e finales së kaluar: Bajern Munih-PSZH

Në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe Ligën Evropa. Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, do të takohen finalistët e fundit të Ligës së Kampionëve, Bajern Munihu dhe Paris Sen Zhermeni, ndërsa mjaft nxitje pritet në përballjet mes Real Madridit dhe Liverpullit. Ndërkohë në Ligën Evropa, Arian Ademi dhe Stefan Ristovski me Dinamo Zagrebin, do të takohen me spanjollët e Viljarealit.  

Në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për çerekfinale në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Evropa. Në çerekfinale të futbollit elitar, do të ketë dy ndeshje derbi: Bajern Munih – PSZH dhe Real Madrid – Liverpull. Sfida në Munih është përsëritje e finales së fundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa në takimet e tjera, Mançester Siti do të takohet me Borusia Dortmundin, ndërsa Porto sfidon Çellsin. Ndeshjet e zhvillohen më 6 dhe 7 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit janë një javë më pas. Ndërkohë është mësuar edhe orari i gjysëmfinales. Fituesi i sfidës Bajern Munih – PSZH, përballet me fituesin e takimit Mançester Siti – Borusia Dortmund. Ndërkohë në gjysmëfinalen e dytë, do të takohen fituesit e përballjeve e ndeshjeve Porto-Çellsi dhe Real Madrid – Liverpull.

 

 

LIGA EVROPA, DINAMO ZAGREB SFIDON VILJAREALIN

Në Ligën Evropa, reprezentuesit e Maqedonisë, Arian Ademi dhe Stefan Ristovski me Dinamo Zagrebin, e cila eliminoi Totenhamin në 1/8 e finales, në çerekfinale do të përballet me skuadrën e Viljarelit. Befasia e dytë e kësaj faze të Ligës Evropa, skuadra e Sllavia Pragës, do të jetë në transfertë përball skuadrës së Arsenalit. Ndërkohë Ajaksi në terrenin e vet, do të sfidojë skuadrën e Romës, ndërsa Granada do të mirëpret “Djajtë e Kuq” nga Mançesteri. Në gjysmëfinale do të takohet fituesit e përballjeve: Granada-Man. Junajted dhe Ajaks – Roma, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë takohet fituesin e ndeshjeve: Dinamo Zagreb – Viljareal dhe Arsenal-Sllavia Praga. Sfidat e çerekfinales zhvillohen më 8 prill dhe 15 prill, ndërsa ato të gjysmëfinales janë planifikuar për 19 prill dhe 6 maj. Finalja e Ligës Evropa do të zhvillohet më 26 maj, në Gdanjsk të Polonisë.

Mahir Thaçi

LEXO EDHE:

Back to top button