Përshkallëzohen protestat në Mianmar, forcat policore gjuajnë me armë zjarri

Forcat policore kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër në përpjekje për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues në Mianmar. Protestuesit kundërshtojnë marrjen e pushtetit nga ushtria. Policia ka përdorur edhe topa uji dhe plumba gome ndaj protestuesve. Të hënë e kaluar u krye grushti i shtetit, ndërsa kjo e martë shënon ditën e katërt e protestave masive. Thirrje për lirimin e të burgosurve politikë kanë ardhur si nga protestuesit birmanezë, po ashtu edhe nga liderët perëndimorë. Ishte vetë presidenti amerikan Joe Biden që kërkoi që ushtria të lërë pushtetin ndaj qeverisë së nobelistet Suu Kyi, e cila fitoi me votë. Të hënën në fjalimin e parë të tij që nga marrja e pushtetit, gjenerali Hlaing këmbënguli se marrja e pushtetit është i arsyeshëm për shkak të “mashtrimit të votuesve”. Ai akuzoi Komisionin Zgjedhor se ka dështuar të hetojë parregullsitë mbi listat e votuesve në zgjedhjet e nëntorit 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button