UFC gati të organizojë përballjen e tretë Poirer-Mekgregor

Pas kërkesës së dy sportistëve, UFC është gati të organizojë një përballje të tretë mes amerikanit Dastin Poirier dhe irlandezit Konor MekGregor. Sipas mediave amerikane, kjo sfidë do të zhvillohet në maj të këtij viti. Dy sportistët dueluan mes tyre dy javë më parë, në eventin UFC-257, me Poirier që fitoi me nokaut teknik  në raundin e dytë, ndërsa vite më parë (viti 2014, UFC-178), ka qenë irlandezi ai që ka mposhtur amerikanin  me nokaut teknik në raundin e parë.

 

Pas duelit të 23 janarit sportistët konfirmuan në deklaratat e tyre idenë e një triologjie, që duket se pëlqehet edhe nga DanaUajti (eventi arriti 1.6 milionë PPV). Presidenti i UFC-së ka nisur kontaktet me dy luftëtarët për të dueluar sa më shpejt në kafaz. Titulli i këtij Divizioni mbahet ende nga Khabib Nurmagomedov, që në shtator deklaroi tërheqjen e tij nga sporti

LEXO EDHE:

Back to top button