BE: Presim zgjedhje të besueshme në Kosovë

Edhe disa ditë kanë mbetur nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ndërsa nga Bashkimi Evropian thonë se presin proces të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog ka thënë se menjëherë pas zgjedhjeve duhet të formohet qeveria në mënyrë që ti bartën përgjegjësitë shtetërore. “Duke qenë se data e zgjedhjeve është duke u afruar, ne presim zgjedhje në përputhje me standardet më të mira. Është thelbësore që periudha e pas zgjedhjeve të sjell shpejt institucionet e reja, posaçërisht formimin e Qeverisë në mënyrë që t’i barten përgjegjësitë menjëherë”, ka thënë ambasadori i BE-së në Kosovë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen të dielën, më 14 shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button