Personi më i vjetër në Evropë mposht koronavirusin

Personi më i vjetër në Evropë, murgesha franceze, Andre, ka mposhtur sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, dhe do të festojë ditëlindjen e saj të 117-të këtë javë. Lucile Randon, që ka marrë emrin Motra Andre kur i është bashkuar rregullit katolik më 1944, ka rezultuar pozitive në testet për koronavirus në një shtëpi për kujdes të të moshuarve në Toulon në jug të Francës, më 16 janar.

- Advertisment -

Ajo ka qenë e izoluar nga banorët tjerë, mirëpo nuk ka shfaqur simptoma. E pyetur nëse ka qenë e frikësuar që është infektuar, Motra Andre i ka thënë televizionit francez, BFM se nuk ka qenë e frikësuar që mund të vdesë.

“Jam e lumtur që jam me ju, mirëpo do të doja të isha diku tjetër – t’iu bashkohesha vëllait, gjyshit dhe gjyshes”.

David Tavella, zëdhënës për shtëpinë ku jeton ajo, ka thënë se ajo është mirë me shëndet.

“Ne konsiderojmë se ajo është shëruar. Ajo është e qetë dhe mezi po pret të festojë ditëlindjen e saj të 117-të këtë të enjte”.

Ai ka thënë se Motra Andre, e cila është e verbër, do të festojë ditëlindjen e saj me një grup të vogël të banorëve, për dallim nga e kaluara, meqë ekziston rreziku për infektim nga koronavirusi.

“Ajo ka qenë shumë me fat”, ka shtuar ai.

Motra Andre, e cila ka lindur më 11 shkurt të vitit 1904, është gruaja e dytë më e vjetër në botë.

Gruaja më e vjetër në botë është japonezja, Kane Tanaka, e cila ka festuar ditëlindjen e 118-të më 2 janar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button