Përvec Jokohamës në Japoni, Jasir Asani ka marë edhe oferta të tjera serioze

Jasir Asani besohet se është shumë pranë transferimit te klubi i Jokohamës në Japoni, ndërsa mediat në Lindjen e Largët vazhdojnë të japin lajme për të. Sipas atyre që shkruhen në Korenë e Jugut, kalimi i tij në Japoni mund të quhet diçka e përfunduar, ndërsa vetë lojtari i kombëtares shqiptare e ka bërë komentin e tij.

Asani ka deklaruar se atë e kërkojnë disa klube dhe jo vetëm Jokohama nga Japonia. Edhe trajneri i tij tek skuadra Gvangju FC, Li Jung-Hjo, u pyet për këtë temë, dhe deklaroi se nuk ka dëgjuar asgjë konkrete, vetëm thashetheme, por nuk harroi të shtonte se “Asani kohët e fundit duket shumë i lumtur dhe kjo duhet të ketë ndonjë arsye.”

Po sipas mediave, klubi ku ndodhet Asani, Gvangju FC, nga Koreja e Jugut, është dakord për transferimin, veçse në këmbim të 1 milionë dollarëve amerikanë, afërsisht 145 milionë jen japonezë.

Gvangju shpenzoi 700.000 euro për ta marrë nga Kishvarda e Hungarisë në janar të 2023, ndërsa ndodhet në pozita të vështira edhe sepse kontrata e shqiptarit përfundon në dhjetor të këtij vitit. Jo vetëm kaq, por klubi koreanojugor është dënuar nga FIFA për shkelje financiare dhe, sipas mediave në vendin e tij, ka humbur deri tani afërsisht 1.7 milionë dollarë. Besohet se kjo është një tjetër arsye që Gvangju FC mund të bjerë dakord të humbasë lojtarin e vet më të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button