Pesë çajrat më të mirë për të përmirësuar cilësinë e gjumit

Gjumi i mirë është thelbësor për shëndetin e përgjithshëm. Fatkeqësisht, shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia, ose paaftësia kronike për të fjetur gjumë, për të qëndruar në gjumë, ose për të arritur një gjumë cilësor.

Çajrat bimorë janë zgjedhje të njohura kur vjen puna te qetësimi dhe përmirësimi i gjumit. Për shekuj me radhë, çajrat janë përdorur në të gjithë botën si mjete natyrale të gjumit. Kërkimet moderne gjithashtu mbështesin aftësinë e çajrave bimorë për përmirësuar gjumin.

Çaji i kamomilit: Çaji i kamomilit përmban një antioksidant të quajtur apigenin, i cili mund të ndihmojë në fillimin e gjumit. Sidoqoftë, provat për të mbështetur përfitimet e kamomilit janë të paqëndrueshme. Por nëse funksionon për ju, konsumojeni.

Rrënja e valerianës: Është një barishte e përdorur për shekuj me radhë për të trajtuar probleme si pagjumësia, nervozizmi dhe dhimbjet e kokës. Valeriana mund të nxisë përgjumjen duke rritur nivelet e një neurotransmetuesi të quajtur GABA. Studime më të vogla sugjerojnë që rrënja e valerianës mund të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të gjumit duke shkurtuar kohën që duhet për të fjetur dhe duke reduktuar zgjimet gjatë natës.

Balsam limoni: Balsami i limonit është një barishte aromatike që rrit nivelet e GABA, të paktën në trurin e minjve. Pirja e çajit me balsam limoni mund të zvogëlojë pagjumësinë.

Frut pasioni: Pirja e çajit të frutave të pasionit mund të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të gjumit. Gjithashtu fruti i pasionit, në kombinim me rrënjët e valerinës mund të reduktojë pagjumësinë.

Lëvorja e manjolës: Në studimet te minjtë, çaji i lëvores së manjolës ka treguar se zvogëlon kohën që duhet për të fjetur dhe rrit sasinë e gjumit të përgjithshëm duke modifikuar receptorët GABA në tru. Sidoqoftë, kërkohen studime të mëtejshme për të konfirmuar këto efekte tek njerëzit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button