Pesë ditë me ujëra të zeza në rrugë, banorët e lagjes Gazi Babës kërkojnë ndërhyrje

Gazetare: Melihate Rustemi

Rreshjet e dendura të shiut që përfshinë Shkupin ditët e fundit kanë nxjerrë në sipaërfaqe probleme të shumta me rrjetin e kanalizimit. Në një pjesë të lagjes Gazi Babë, banorët prej pesë ditësh përballen me derdhjen e ujërave të zeza në rrugë, pasi kanalizimi është bllokuar. Banorët thonë se era e rëndë dhe papastërtia u’a kanë vështirësuar jetën e përditshme, ndërsa shqetësim mbetet rreziku për fëmijët që kalojnë nëpër këto rrugë dhe papastërtinë e bartin në shtëpi.

“Gurë e rërë kanë hy brenda, për këtë edhe janë blloku. Zakonisht kur bie shi bëhet e njejta situatë? Po, po e njejta, kjo gjithmonë bllokohet këtu”, tha një banor i lagjes Gazi Babë të Shkupit.

“Përpara I pastronin, tash jo. A e keni lajmëru diku, a keni kërku ndihmë diku? Kuj ti lajmërohemi, kot që lajmërojmë, nuk vjen askush”, tha një tjetër banor i lagjes Gazi Babë të Shkupit.

Banorët tregojnë se menjëherë pas reshjeve kanë kontaktuar disa herë me shërbimet kompetente, por deri më tani nuk kanë marrë përgjigje. Sipas banorëve edhe pse u është premtuar se ekipet do të dalin në terren, banorët thonë se kanë mbetur vetëm me premtime.

“Problemi është prej ditës së mërkurë kur kishte rreshje shiu, prej atë natë jemi lajmëruar edhe çdo ditë këto pesë ditë tjera jemi lkajmëruar minimum dy ose tre herë, jo vetëm unë por edhe shumë fqinjë të lagjes. Çdo herë e marim të njejtën përgjigje, ka urdhëresë, do të vjen ekipi por akoma ska ardhur. Tashmë pesë ditë me këto kushte të vështira, për shekullin 21 është kjo katastrofë por s’kemi çka të bëjmë. Era e keqe, papastërti e madhe.Çdo fëmij aty shkel dhe hyn brenda në shtëpi”, sqaroi për Alsat një banor tjetër i kësaj lagjeje.

“Prej shiut të madh kjo rrjedh dhe nuk është ndal. Është ujë kanalizimi, ka problem, ëshë zënë diku, ajo funksionon mir vetëm kjo ka proble. Vijnë shpesh e pastrojnë por prap bllokohet”, theksoi një tjetër banor.

Përveç lagjes Gazi Babë, edhe shumë lagje tjera të Shkupit u përballen me probleme të shumta që shkaktuan rreshjet e rrëmbyeshme të shiut.

 

LEXO EDHE:

Back to top button